Vrasje në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mbreti Zog”,  të këtij qyteti.

“Policia, me të marrë informacionin menjëherë ka shkuar në vend të ngjarjes, aty është kuptuar se bëhet fjalë për një rast të rëndë. Në vend ngjarje janë gjitha njësitet relevante dhe stafi komandues, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar”- ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Zëdhënësi Rugova nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë vrasje.