array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për sulm me dron në Kosovë 

Deklarata

Sulmi me dron Bajraktar vret liderin e Zdravo

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia dhe përshkrimi i saj “Sulmi me dron Bajraktar vret liderin e Zdravo” janë të rreme. Nuk ka pasur asnjë sulm me dron në Kosovë. Fotografia e Kurtit në postimin e bërë nga “Besëlidhja” është e fabrikuar. Përveç kësaj, i montuar është edhe droni Bayraktar që shihet në këtë fotografi dhe i njëjti është marrë nga postime të ndryshme në Twitter.

Artikulli

Me datë 16 korrik 2023, faqja në Facebook “Besëlidhja” ka publikuar një fotografi të montuar në të cilën ka shkruar “Sulmi me dron Bajraktar vret liderin e “Zdravo”.

Në këtë fotografi shihet kryeministri Albin Kurti në një kombajnë, një dron “Bajraktar” dhe një kombajnë në të cilën është vendosur mbishkrimi “ZdraVo”.

Më 15 korrik 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte dalë bashkë me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci për të parë nga afër korrje- shirjet në një fshat jo larg Prishitnës. 

Në të njëjtin ditë, kryeministri Kurti ka hipur në një nga kombanjat, por jo në atë atë kobajnë që është paraqitur në fotografinë e publikuar në faqen “Besëlidhja”.

Fotografia e Kurtit në postimin e bërë nga “Besëlidhja” është e montuar. Përveç kësaj, i montuar është edhe droni Bayraktar që shihet në këtë fotografi dhe i njëjti është marrë nga postime të ndryshme në Twitter për këtë dron.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për përmbajten e kësaj fotografie që është publikuar nga faqja “Besëlidhja”. 

“Përmbajtja e këtij postimi nuk është e vërtetë”- ka thënë Përparim Kryeziu për Krypometrin. 

Ditë më parë, ishte Kryeminsitri Kurti por edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj të cilët prezantuan publikisht blerjen e dronëve Bayraktar TB-2. Këta dronë janë blerë nga shteti i Turqisë. 

Lajmi për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 ishte dhënë me datë 16 korrik 2023.