array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për marrjen peng të serbëve nga Njësia Speciale

Deklarata

“Serbët që tentuan të futen ilegalisht në kufirin me Kosovën që u zunën peng nga Njësia Speciale e Kosovës”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me titull “Serbët që tentuan të futen ilegalisht në kufirin me Kosovën që u zunën peng nga Njësia Speciale e Kosovës” është i rremë. Krypometri, pas ka kontrolluar njoftimet e Policisë së Kosovës të lëshuara në fund të muajit nëntor 2023 si dhe kontaktit me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka verifikuar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ka mbajtur peng asnjë qytetar serb që ishte duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë. 

Artikulli

Më 27 nëntor 2023, faqja në TikTok ka shpërndarë një video (Arkivi) në të cilën pretendohet se disa serbë kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë, mirëpo të njëjtit ishin zënë peng nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. 

Krypometri ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. 

Ai ka thënë se Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës nuk është duke e mbajtur peng asnjë serb që është zënë duke e kaluar kufirin Serbi- Kosovë.

“Diçka e tillë nuk është ë vërtetë”- tha ai për Krypometrin. 

Bazuar në ligjet në fuqi (Ligji për Policinë dhe Kodin Penal), Policia e Kosovës bënë arrestimin e qytetarëve bazuar në urdhërin e Prokurorit të shtetit dhe të njëjtit dërgohen në burg dhe nuk mbahen peng.

Krypometri ka analizuar komunikatat e lëshuara nga Policia e Kosovës më datë 27 nëntor 2023, mirëpo asnjëra prej tyre nuk ishte për arrestimin e serbëve që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë. Komunikata e parë ishte për arrestimin e një personi që ishte në kërkim. Në komunikatën e dytë, Policia e Kosovës kishte informuar për arrestimin e një përsoni pasi i njëjti ishte i dyshuar për veprën penale  “Vrasje e mbetur nё tentativë”.

Dhë në njoftimin e tretë, policia kishte treguar se janë arrestuar pesë të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë

Krypometri ka verifikuar rastin edhe në raportet 24-orëshe të Policisë të datës 27/11/2023 (Arkivi), 28/11/2023 (Arkivi), dhe 29/11/2023 (Arkivi). 

Në asnjërën nga këto raporte nuk është përmendur ndonjë rast ku është marr peng ndonjë serb apo ka pasur tentimet për tu futur ilegalisht nga Serbia. 

Ky postim ka marrë më shumë se 68 mijë shikime dhe ka afër 2 mijë pëlqime. Po ashtu postimi është shpërndarë 50 herë e është ruajtur 102 herë.