array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena në TikTok që shpalli terrorist aktorin që veshi uniformën e UÇK-së

Deklarata

“Në videon e shpërndarë në rrjete sociale shihet Vesad Mjeku nga Prishtina, Republika e Serbisë. Me profesion është muzikant ahengjesh, e në kohë të lirë terrorist”

Profil në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Video me informacionin e publikuar nga “Patriotizamsrb” në gjuhën serbe është i rremë. Vesad Mjeku nuk është terrorist por ai në video shihet i veshur me uniformën e UÇK-së gjatë xhirimit të filmit “Dasma në male”. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe regjisori i këtij filmi, Ganimet Bytyqi. Po ashtu, Prishtina nuk është qytet i Republikës së Serbisë, por është kryeqyteti i Republikës së Kosovës, e cila e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga mbi 100 shtete të botës.

Artikulli

Më 2 qershor 2023, profili me emrin “Patriotizamsrb” ka publikuar një video në rrjetin social “Tik Tok” me një mbishkrim në gjuhën serbe me albabet cirilik në të cilin thuhet “Në videon e shpërndarë në rrjete sociale shihet Vesad Mjeku nga Prishtina, Republika e Serbisë. Me profesion është muzikant ahengjesh, e në kohë të lirë terrorist”.

Kjo video ka mbi 7 mijë pëlqime, 992 komente, është shpërndarë mbi 830 herë dhe mbi 1300 profile e kanë ruajtur këtë video për ta shikuar më vonë. Po ashtu, video ka pesë hashtags, dhe dy nga to janë “Kosova është Serbi”, “Kosova dhe Metohia”. Profili me emrin “Patriotizamsrb” në TikTok, ka mbi 4 mijë ndjekës dhe në videot e publikuara për Kosovën i shoqëron me hashtag-un “Kosova është Serb” dhe “Kosova dhe Metohia”.

Në video shihen disa persona të veshur me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me disa kapela të kësaj uniforme me emblemë të UÇK-së dhe po ashtu disa kuaj të ngarkuar me mallra. 

Këto pamje janë realizuar gjatë xhirimit të filmit “Dasma në male” në Fushë Kosovë, në pronën e Vesad Mjekiqit, i cili shihet edhe në video. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com regjisori i filmit “Dasma në male”, Ganimet Bytyqi.

“Pamjet janë gjatë xhirimeve të cilat jemi duke i realizuar për filmin “Dasma në male”. Në pamje shihet edhe vendi, xhirimet janë duke u realizuar në vendin e quajtur Guri i plakës në Fushë Kosovë. Vesad Mjekiqi është pronari i ranchit ku jemi duke kryer xhirimet. Ai ka qenë prezent për shkak se është pronar i ranchit dhe ne jemi duke përdorur edhe kuajt” – tha Bytyqi. 

Bytyqi ka thënë se këto pamje janë manipuluar, keqinterpretuar dhe janë shpërndarë nëpër media sociale. Sipas Bytyqit kjo ka ndodhur për shkak të situatës në veri të Kosovës. 

Po ashtu, Prishtina nuk është qytet i Republikës së Serbisë, por është kryeqyteti i Republikës së Kosovës, e cila e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga mbi 100 shtete të botës.

Që nga data 26 maj 2023, qytetarët serbë kanë protestuar në veri të Kosovës në lidhje me vendosjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill 2023 nëpër objektet komunale. Kryetarët u vendosën nëpër këto objekte me asistencë të Policisë së Kosovës.

Më 29 maj 2023, në Zveçan pati edhe përplasje mes protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Si pasojë mbetën të lënduar dhe të plagosur 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri. Nga ana tjetër, mediat serbe kanë raportuar për mbi 50 protestues të lënduar. Përveç pjesëtarëve të KFOR-it protestuesit sulmuan veturat zyrtare të Policisë së Kosovës, disa gazetarë, pajisje e tyre të punës dhe disa vetura të ekipeve të gazetarëve. 

Në Zveçan e Leposaviq, KFOR-i rrethoi objektet e komunave me tela me xhemba e pengesa të tjera për të parandaluar hyrjen e protestuesve brenda. 

Kryetarët e komunave Zubin Potok e Zveçan janë zhvendosur për të kryer punët e tyre në objekte të tjera alternative ndërsa ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi për më shumë se një javë gjendet brenda objektit komunal.