array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi se Hashim Thaçi u fotografua me Radoiçiq

Deklarata

O popull shikoni se si PDK e pret Radojciq këmbëkryq në zyre

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen “O popull shikoni se si PDK e pret Radojciq këmbëkryq në zyre” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se në fotografi është Adem Hoxha e jo Millan Radoiçiq.

Artikulli

Më 26 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” (Arkiva) publikoi një fotografi në të cilën shihen ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy persona të tjerë.

Fotografia gjithashtu e ka të vendosur edhe një fotografi më të vogël të Millan Radoiçiq, ndërsa ka edhe një përshkrim lart fotos ku shkruan: “O populli shikon PDK qysh kan prit në zyre kriminalin e serbis radoqiqin kamkryq ne shtëpi”.

Krypometri më 24/10/2023 e verifikoi fotografinë e publikuar nga faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” ku pretendohet që Thaçi është bashkë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Përmes kërkimit në internet në programin “tineye.com” shihet se fotografia për herë të parë është publikuar para 6 viteve.

Gjithashtu, në fotografi nuk është Millan Radioçiq por ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti goran, Adem Hoxha.

Në një deklaratë për Krypometër më 24/10/2023, vetë Hoxha e konfirmoi se është fotografuar me ish-presidentin Thaçi para 6 viteve.

“Po, unë jam në foto, jemi dal diku para më shumë se 5-6 viteve”– tha Hoxha.

Ndërsa, informacionin e publikuar nga faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” ku pretendohet që Thaçi është bashkë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radioçiq, e kanë demantuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Ky postim dhe shumë të tilla të ngjashme, janë montazhë dhe pjesë e kampanjës që tash e disa vite po bëhet në vazhdimësi kundër krerëve të UÇK-së”– ka deklaruar Valmir Klaiqi për Krypometër më 24/10/2023.

“Departamenti i krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës duhet të jetë më aktiv dhe mund t’i identifikojnë personat që fshihen prapa këtyre postimeve në rrjete sociale dhe pastaj të ballafaqohen me ligjin për këto shpifje të ulëta”– ka thënë Klaiqi.