array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për orën e Abelard Tahirit 

Deklarata

Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet” zemra për veteranët e luftës” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se ora e Abelard Tahirit ka kushtuar 1900 euro e jo 17 000 Euro sa pretendon postimi.

 

Artikulli

Më 24 dhjetor 2023, në faqen në Facebook, “Diaspora me Albinin” (arkiva), është publikuar një fotografi e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.  Fotografia është shkrepur në protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbajtur në qershor të vitit 2022.

Në mbishkrimin e fotografisë thuhet “Veç orën në vlerë sa 100 rroga të veteranëve! Edhe këtij “i digjet” zemra për veteranët e luftës”.

Krypometër ka verifikuar nëse ora e Abelard Tahirit ka një vlerë kaq të lartë. 

Fillimisht është konstatuar se Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës marrin pension në vlerë 170 euro dhe nëse shuma shumëzohet me 100 atëherë del se ora e Abelard Tahirit do kushtonte të paktën 17 mijë euro.

Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar informacionin mbi vlerën e orës.

Deputeti Abelard Tahiri teksa ka treguar vlerën orës, ka thënë se ky informacion nuk është i vërtetë.

“Nuk është e vërtetë që kjo orë kushton se 100 rroga të veteranëve. Këtë orë e kam blerë 1,900 euro. Po të kishte vlerë me të madhe, duhet ta deklaroj në Agjencinë kundër Korrupsion”- ka thënë Tahiri për Krypometër më 26/12/2023.

Tahiri është pyetur edhe për modelin e orës të cilën ai e ka të vendosur. Ai ka konfirmuar se ora e tij është model  “The Longines master Collection”. Krypometër ka kontrolluar faqen e shitjes zyrtare të kësaj kompanie dhe aty modelet më të shtrenjta të orëve të janë rreth 3000 euro. 

Për ta verifikuar informacionin, Krypometër ka kontrolluar të dhënat e pasurisë të Tahirit të deklaruara në AKK për vitin 2022.

Sipas të dhënave, Tahiri nuk ka të deklaruar asgjë si pasuri e luajtshme.

Sipas Ligjit, te pasuria e luajtshme hyjnë; veturat, stolitë, veprat e artit, koleksionet e armëve, kafshët, enterierin, veshmbathje apo mallra shtëpiake, dhe çdo send tjetër i luajtshëm vlera e të cilit kalon shumën prej tremijë Euro (3,000€) siç dokumentohet nga një kontratë, faturë ose dokument i ngjashëm që i ka në pronësi subjekti deklarues dhe anëtari i familjes së tij.