array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë se Kurti ka liruar Ali Demirin

Deklarata

Albin Kurti dha urdhër policisë ta lirojnë Ali Demirin, të akuzuarin e pafajshëm për rastin Monstra

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me përmbajtjen: “Albin Kurti dha urdhër policisë ta lirojnë Ali Demirin, të akuzuarin e pafajshëm për rastin Monstra” është i rremë. Krypometri ka konstatuar se Demiri është liruar me vendim të prokurorisë ndërsa Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë rol në arrestimin apo lirimin e tij. 

Artikulli

Më 25 gusht 2023, faqja e Facebook-ut “Don’t you 20% me” ka shpërndarë një infromacion që pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar Ali Demirin.

Postimi është shoqëruar me përshkrimin “Qeveritarët shqiptarë në Maqedoni lëshuan flet arrest ndërkombëtar dhe duan ta fusin në burg pa faj, Albin Kurti dha urdhër policisë ta lirojnë Ali Demirin, të akuzuarin e pafajshëm për rastin Monstra”.

Ndërkaq në fotografinë e shpërndarë, është vënë mbishkrimi “Albin Kurti e liroi Ali Demirin të cilin qeveria e Ali Ahmetit dëshiron ta fusë në burg pa faj për rastin Monstra”.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky informacion është i saktë duke kontaktuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të verifikuar nëse Qeveria e Kosovës kishte ndonjë rol në vendimin për Demirin.

Në një përgjigje për Krypometrin, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se qeveria nuk ka pasur asnjë rol në këtë rast.

“Në këtë fazë, Ministria e Drejtësisë nuk ka mandat të përgjigjet dhe as ndonjë kompetencë për të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër“- ka thënë Haxhiu në deklaratë për Krypometrin.

Krypometri ka kontrolluar edhe të dhëna të tjera për të verifikuar nëse Almir Demiri është liruar me vendim të Kryeministri Albin Kurti. Të dhënat e siguruara tregojnë se Demiri ishte arrestuar me datë 24 gusht 2023 nga Policia e Kosovës.

Avokati i tij Besnik Berisha me 25 gusht kishte njoftuar se Almir Demiri është liruar pas procesit gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën e Prishtinës. Sipas Berishës Demiri ishte liruar pasi Prokuroria e Shtetit është tërhequr nga kërkesa për të caktuar masën e paraburgimit për të arrestuarin. Në një deklaratë për Krypometër Avokati Berisha ka konfirmuar se arsyeja e lirimit është fakti se gjykata në të kaluarën kishte refuzuar ekstradimin e Demirit me vendim të Gjykatës së Apelit.

Krypometri ka kontrolluar edhe bazën ligjore me të cilin rregullohet ekstradimi i personave nga Kosova për në vendet e tjera.

Sipas ligjit me nr 04/L-31 (Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar për qështje penale) Kryeministri i vendit nuk ka mandat të marrë vendime për ekstradimin ose jo të personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Neni 25 i këtij ligji përcakon që pas vendimeve përfundimtare të gjykatës Ministria e Drejtësisë ka autoritet përfundimtar të vendosë për ekstradimin ose jo të personave të kërkuar. “Nëse Gjykata Supreme pas shqyrtimit të ankesës konstaton që kushtet për ekstradimin e personit janë përmbushur çështja do të dërgohet tek ministri i Drejtësisë i cili do të vendosë për ekstradimin” thuhet në ligj.