array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i pabazë se ‘KTV është e Veton Surroit’

Deklarata

KTV e Veton Surroit paska transmetu serial ne kohe te marshit! A ka ma kenaqesi se kur marshi i sotem i ka plase edhe urrejtesit e UÇK-se, si lloji i Veton Surroit

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Konstatimi i bërë në postim ‘KTV e Veton Surroit” është i rremë. Televizoni KTV nuk është pronë e Veton Surroit, ngase pronare është motra e tij, Flaka Surroi. 

Artikulli

Me 3 prill 2023 faqja në Facebook me emrin “Kosovalajm.net” ka publikuar një fotografi, me mbishkrimin  ‘KTV e Veton Surroit paska transmetu serial ne kohe te marshit! A ka ma kenaqesi se kur marshi i sotem i ka plase edhe urrejtesit e UÇK-se, si lloji i Veton Surroit’.

Në fakt, televizioni KTV është në pronësi të Flaka Surroit, motrës së Veton Surroit. Në postimin e bërë, portali nuk ka ofruar asnjë dëshmi se KTV është pronë e Veton Surroit.

Portali nuk ka ofruar fakte as për konstatimin tjetër se Veton Surroi është një nga urrejtësit e UÇK-së.

Surroi ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, pjesë e ekipit të unitetit në negociatat që sollën pavarësinë e Kosovës dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje në vitin 1998. Para se të kyçej në garën politike në vitin 2004, kur kishte garuar në krye të partisë ORA, Surroi kishte hjekur dorë nga pronësia e KTV-së.