array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Policët janë liruar nga Gjykata e Kraljevës

Deklarata

Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën” është pjesërisht i rremë. Tre policët kosovar të burgossur në Serbi nuk janë liruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, por janë liruar nga Gjykata e Lartë e Kraljevës. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje, por është hedhur poshtë propozimi i Prokurorisë që të akuzohen edhe për terrorizëm.

Artikulli

Më 26 qershor 2023 faqja Kosova-sot.info publikoi një shkrim me titull “Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën”.

Brenda shkrimit thuhet se “të hënën, pas një presioni të madh ndërkombëtar, Vuçiq urdhëroi që ata të lirohen. Por, Gjykata në Kralevë u kujdes që të mos i shfajësojë ata. Ua konfirmoi aktakuzën dhe ua ndërpreu paraburgimin”.

Në artikull nuk është paraqitur asnjë dëshmi që policët jane liruar me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Tre policët e rrëmbyer kosovar nuk janë liruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në bazë të ligjit kushtetues së Serbisë (neni 112), Presidenti nuk ka kompetenca të bëjë arrestim apo lirim të të burogsurve, përpos rasteve që shkojnë me dekret, siç janë rastet e faljes së të burgosurve.

Tre policët e rrëmbyer për dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi nuk janë liruar me dekret të Presidentit të Serbisë, por janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevjës më 26 qershor 2023.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për një veprën penale: prodhim, mbajtje, dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi” – thuhet në vendimin e Gjykatës.