array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Personat e vdekur në aksidentin në Hungari nuk ishin burrë e grua

Deklarata

Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Artikulli me titull “aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova” nuk është i vërtetë. Dy personat nga Kosova të vdekur si pasojë e një aksidenti në Hungari nuk janë burrë e grua, si është raportuar. 

Artikulli

Më 5 janar 2024 portali zyrtare.net (arkive) postoi një artikull me titull “Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova”.

Në këtë faqe thuhet se “burimet fillestare pohojnë se, si pasojë e aksidentit, burri dhe gruaja nga Kosova kanë vdekur.”

Krypometër ka verifikuar nëse ky lajm është i vertetë duke kontrolluar informacionet zyrtare që janë dhënë nga institucionet e Kosovës.

Informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë se në një aksident në Hungari kanë vdekur dy qytetarë me prejardhje nga Kosova. Megjithatë, i pasaktë është raportimi se të vdekur janë burrë e grua. 

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari”– ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili shprehu ngushëllime përmes rrjetit social, Facebook.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni”- ka shkruar Latifi.

Derisa, reagim ka pasur edhe nga familjari i Kushtrim Hoxhajt, Kastriot Hoxhaj i cili njoftoi për vdekjen e tyre po ashtu në rrjetin Facebook.

“Njoftim! Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 05.01.2024, në një aksident rrugor vdiqën më të dashurit tanë djali axhës, Kushtrim (Kujtim )Hoxhaj dhe dhëndrri Jetmir (Naser) Rexhepi”- shkroi ai.

E me po të njëjtin titull të gabuar ka raportuar edhe faqja e lajmeve në Maqedoni të Veriut, nmk-post.com (arkive).