array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pamjet e vjetra që nuk paraqesin gjendjen aktuale në Izrael

Deklarata

Aeroportet izraelite janë mbushur plot. Izraelitët me shtetësi të dyfishtë po largohen nga Izraeli, duke menduar se lufta do të përshkallëzohet. Izraelitët, shumica e të cilëve vijnë nga SHBA, Australia apo vendet e BE-së, kthehen në vendet nga kanë ardhur

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Përshkrimi i videos së publikuar më 15.04.2024 “Aeroportet izraelite janë mbushur plot. Izraelitët me shtetësi të dyfishtë po largohen nga Izraeli, duke menduar se lufta do të përshkallëzohet. Izraelitët, shumica e të cilëve vijnë nga SHBA, Australia apo vendet e BE-së, kthehen në vendet nga kanë ardhur” është i pasaktë. Video nuk tregon ikjen e qytetarëve nga Izraeli pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit më 13 dhe 14 prill 2024. Video është realizuar më 10.10.2023, disa ditë pas fillimit të luftës në mes të Hamasit dhe Izraelit. 

Artikulli

Më 15.04.2024, faqja e Facebook-ut ‘The Reis’ (arkiva) ka publikuar një video me përshkrimin “Aeroportet izraelite janë mbushur plot. Izraelitët me shtetësi të dyfishtë po largohen nga Izraeli, duke menduar se lufta do të përshkallëzohet. Izraelitët, shumica e të cilëve vijnë nga SHBA, Australia apo vendet e BE-së, kthehen në vendet nga kanë ardhur”.

Kjo video është publikuar një ditë pasi Irani sulmoi Izraelin me dronë e raketa më 13 dhe 14 prill 2024.

Krypometër përmes instrumentit për kërkim të fotografive “Google Lens”, ka gjetur se pamjet nuk tregojnë gjendjen në aeroportet e Izraelit në muajin prill 2024.

Pamjet që shihen janë publikuar edhe gjatë vitit 2023 dhe të njëjtat tregojnë numrin e madh të qytetarëve në aeroportin ndërkombëtar të Izraelit, “Ben Gurion”. 

Mediat kishin raportuar për tollovitë e shkaktuara në Aeroportin Izraelit për shkak të anulimit të fluturimeve si pasojë e sulmeve të grupit Hamas ndaj këtij shteti që kishin ndodhur më 07.10.2023.

Video fillimisht kishte qarkulluar më 08.10.2023, kur faqja World Observer në X, kishte publikuar pamje të radhëve të gjata në aeroport.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e Iranit në Siri, më 01.04.2024.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se deri më tani nuk ka asnjë shtetas kosovar të lënduar nga zhvillimet e fundit në Izrael.

Ndërsa në Izrael aktualisht gjenden 15 qytetarë të Kosovës por që nuk kanë treguar interesim për t’u larguar, bën të ditur Ministria.

“Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet, linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar të stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme. Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por që nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli”- thekson MPJD.

Izraeli që nga 07.10.2023 po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pasi ky grup radikal kreu sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit.

Si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael, sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, janë vrarë afër 1,200 persona, shumica civilë. Ndërkaq, nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 33,000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.