array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Kush ka gjuajtur me armë para Komunës së Zveçanit?

Deklarata

“Policia gjuan me armë para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Informacioni i publikuar nga “Gazeta Demos” në TikTok nuk është i konfirmuar. Policia e Kosovës më 26 maj 2023, ka njoftuar se atë ditë janë dëgjuar të shtëna armësh  në disa lokacione për të cilat po kryhen hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Pra, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se nga kush ka pasur të shtëna dhe se të njëjtat janë duke u hetuar. Inspektorati Policor ende nuk ka lëshuar ndonjë vendim për ngjarjet e zhvilluara më 26 maj 2023.

Artikulli

Më 26 maj 2023, “Gazeta Demos” një video në “TikTok” me mbishkrimin “Policia gjuan me armë para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët”.

Në video shihen protestuesit serbë derisa qëndrojnë para objektit të Komunës së Zveçanit përballë kordonit të Policisë së Kosovës dhe ndërkohë dëgjohen të shtëna me armë.

“Gazeta Demos” në përshkrimin e videos kanë thënë se Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë. Ky informacion nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës më 26 maj 2023, ka njoftuar se atë ditë janë dëgjuar të shtëna armësh  në disa lokacione për të cilat po kryhen hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Pra, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se nga kush ka pasur të shtëna dhe se të njëjtat janë duke u hetuar.

Më 26 maj 2023, qytetarët serbë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të posazgjedhur në objektet e tri komunave me shumicë serbe në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kjo protestë ka vazhduar edhe të hënën, më 29 maj. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë qenë prezent gjatë gjithë ditës. 

KFOR ka njoftuar se 30 pjesëtarë të saj janë lënduar dhe plagosur gjatë përleshjes me protestuesit në Zveçan. Derisa mediat serbe, duke iu referuar një deklarate të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë ka thënë se më shumë se 53 persona kanë lëndime të ndryshme.