array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kadri Veseli nuk ka folur për tankun “Leopard”

Deklarata

Ky është “Tanku Leopard” të cilat i porositi z. Kadri Veseli, kundër armikut gjakatar, Gjatë kohës kur aj ishte në Qeveri..

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i fotografisë “Ky është “Tanku Leopard” të cilat i porositi z. Kadri Veseli, kundër armikut gjakatar, Gjatë kohës kur aj ishte në Qeveri..’- është i rremë. Tanku që shihet në fotografi nuk është porositur në SHBA, por i njëjti është prodhim artizanal dhe është bërë nga një qytetar i Komunës së Drenasit. I njëjti ka pamjen e tankut, mirëpo nuk kryen funksionet e tij. Ky postim i rremë është bërë në kohën kur SHBA-të e kanë miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e armatimit, ndërsa në Kosovë ka filluar një debat nëse ky sukses i atribohet qeverisë aktuale apo qeverive të kaluara që janë udhëhequr nga partitë që tash janë në opozitë (PDK, LDK, AAK dhe NISMA).

Artikulli

Më 12 janar 2024 në grupin në Facebook “#meVETËVENDOSJE-n” është postuar një fotografi (arkiva) në të cilën shihet një person në një tank dhe në mbishkrim të saj thuhet “Ky është ‘Tanku Leopard’ të cilat i porositi z. Kadri Veseli, kundër armikut gjakatar, Gjatë kohës kur aj ishte në Qeveri’.

Krypometër, përmes kërkimeve në Google Lens ka gjetur se fotografia e publikuar më 12 janar 2024, është publikuar për herë të parë në vitin 2020.

Në lajmet e publikuara në vitin 2020 thuhet se tanku është një automjet i thjeshtë por një qytetar ia ka ndërruar pamjen e jashtme e cila tashmë i ngjanë një tanku.

“Tanke, Made in Komorani, se paskam ditur që në Komoran, ka puntori për prodhimin e tankeve deri sa e pash vet, si do që të jet qenka një punim i mirë dekorues i punuar nga O.B.”- kishte shkruar një qytetar i komunës së Drenasit në Facebook duke i postuar disa video dhe fotografi.

Krypometër nuk ka arritur të gjejë asnjë deklarim të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli rreth këtij tankut artizanal.

Pra, tanku në fotografi nuk është blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por i njëjti është prodhuar në Kosovë rreth 4 vite më herët dhe nuk i kryen funksionet e një tanku ushtarak. 

Ky postim ka ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 246 raketave anti-tank ‘Javelin’ në vlerë prej 75 milionë euro  për Ministrië e Mbrojtjes së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte konfirmuar se Kosova i kishte nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor antitank “Javelin”.

“Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar kërkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA”– tha Maqedonci.

Së bashku me lajmin se SHBA-ja është në rrugë për t’i shitur Kosovës sistemin “Javelin” kanë filluar të ri’publikohen disa deklarata të dhëna shumë kohë më parë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për armatosjen e ushtrisë së Kosovës.

“… Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetësit tanë më të mëdhenjë. Ata do të na japin përkrahje në armatim, ajo veç është duke filluar… ato janë duke ardhur. Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250 mjete të blinduara të tilla, do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë më ofensive por edhe defansive. Për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtje hapësirës sonë ajrore edhe tokësore”- kishte thënë Veseli në një nga deklarimet e tij.

I pyetur nga gazetari se a do të vijnë këto armë vetëm nga ShBA-të, ai ishte përgjigjur: “… nga vendet partnere, por ShBA është prijëse”.

Kadri Veseli në kohën kur e kishte dhënë këtë intervistë ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. 

Veseli tash është në qendrën e paraburgimit në Hagë, duke u përballë me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Tash Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë dhe udhëhiqet nga Memli Krasniqi. Kryeministër i Kosovës është Albin Kurti që është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje që në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 50.2% të votave.