array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e Kurtit me gruan e tij

Deklarata

Vetem ne Kosov I besojn kta Tradhtar Vet ne Kosov e familjen diku ne Norvegji Rusi ose Serrbi ky asht turpi I kombit

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti më bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrapa së cilës gjendet simboli i Listës Serbe, është e fabrikuar. Kurti nuk ka publikuar ndonjë fotografi në të cilën shihen simbolet e partisë Lista Serbe. Krypometri pas hulumtimit përmes “Google Lens” ka gjetur se fotoja reale është shkrepur në nëntor të vitit 2021, kur Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe.

Artikulli

Më 16 korrik 2023, faqja e Facebook-ut “Kanada Hunter” ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin “Vetem ne Kosov I besojn kta Tradhtar Vet ne Kosov e familjen diku ne Norvegji Rusi ose Serrbi ky asht turpi I kombit” (Arkiva).

Në fotografi, faqja gjithashtu ka vendosur mbishkrime si “Zdravo me koordinim” dhe “Familjen ne Norvegji, vetë punon dhe sillet si qen endacak në Kosovë”.

Fotoja e publikuar, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti më bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrapa së cilës gjendet simboli i Listës Serbe, është e fabrikuar.

Krypometri pas hulumtimit përmes “Google Lens”, ka gjetur se fotoja reale është shkrepur në nëntor të vitit 2021, kur Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe.

Ai në faqen e tij në Facebook, kishte njoftuar se me bashkëshorten e tij, ishte pritur në darkë nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e parë e Francës.

“Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”- kishte shkruar Kurti.

Ndërkaq, se fotografia është e manipuluar ka thënë edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili për KALLXO.com ka theksuar se ditëve të fundit ka pasur shtim të fotografive të fabrikuara.

“Ditëve te fundit kemi parë një shtim te këtyre lajmeve. Kjo fotografi është manipulim pasi e njëjta është shkrepur kur kryeministri Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe në 2021-tën dhe ka qenë i ftuar për darkë me gruan e tij nga presidenti francez Macron dhe zonja e parë e Francës. Ky lloj i fotografive të manipuluara vijnë në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme që i bëhet Kosovës”- ka deklaruar Manxhuka.