Komuna e Prishtinës

Prishtinë, qytetarët që kanë kryer teste serologjike dhe antigjene për COVID-19 në klinika private, nuk do rimbursohen

Komuna e Prishtinës ka publikuar kodet e aplikuesëve të prekur me COVID-19 që do rimbursohen gjatë javës së ardhshme.

Në njoftimin e Komunës theksohet se testet serologjike dhe antigjene të bëra në klinika private nuk rimbursohen.

Komuna e Prishtinës rimburson me 50 euro qytetarët e prekur me COVID-19, kurse 100 euro për pensionistët.

Lista e këtyre kodeve do rimbursohen deri më gjashtë qershor.

Listën me kodet që do përfitojnë deri në datën e lartpërmendur e gjeni këtu.