Parakalimi i FSK-së më 17 shkurt, Komuna e Prishtinës njofton për rrugët që do mbyllen për qarkullim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me rastin e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 15 vjetorin e  pavarësisë më 17 shkurt, do të mbyllen tri rrugë për qarkullim.

Rrugët që do të mbyllen janë “Luan Haradinaj” (rruga te Policia e Kosovës), “Garibaldi” (te Grandi) dhe “Xhorxh Bush” (te Katedralja “Nënë Tereza).

“Do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet”- thuhet në njoftim.

Komuna ditë më parë po ashtu bëri të ditur se në përvjetorin e pavarësisë do performojë grupi muzikor Morcheeba, në sallën e Sporteve brenda Pallatit të Rinisë.