Nasim Haradinaj - 07.10.2021

Dhomat e Specializuara shqyrtojnë lirimin e parakohshëm të Nasim Haradinajt

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të shqyrtojë modifikimin e vendimit për lirimin me kusht të Nasim Haradinajt.
Vendimi është marrë pas raportit të Administratores Fidelma Donlon mbi sjelljen e Haradinajt gjatë qëndrimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.
“Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së”, thuhet në njoftim e DHSK-së.

Gjatë procesit të marrjes së vendimit, kryetarja Trendafilova u këshillua me gjykatësit e paneleve që shqiptuan dënimin. Ajo gjithashtu mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ndërsa zhvilloi një seancë me vetë zotëri Haradinajn.
Kryetarja vlerësoi se veprat penale për të cilat ishte dënuar Nasim Haradinaj ishin të rënda, pasi kishin ndikim negativ në zbulimin e informacionit konfidencial mbi dëshmitarë të mundshëm.

Megjithatë, ajo gjithashtu vuri në dukje shprehjet e keqardhjes dhe zotimin e tij për moskryerjen e veprimeve të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në vendim, kryetarja theksoi se zotëri Haradinaj kishte treguar disiplinë të kufizuar në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Prandaj, ajo vlerësoi se edhe pse ai kishte ndërmarrë hapa drejt rehabilitimit, ende kishte nevojë për përmirësime të tjera.

Në këtë kontekst, kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport për sjelljen e zotëri Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar, në lidhje me vendimin e modifikimit të dënimit të tij.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të DHSK-së në internet dhe përmban procedurën specifike për uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimit, sipas nenit 51(2) të Ligjit.

Kjo procedurë është individuale dhe paraqet kritere kur personi i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit. Megjithatë, dënimi nuk mund të zvogëlohet, modifikohet ose ndryshohet përpara kësaj periudhe.

Gjykata Speciale në Hagë konfirmon lirimin e Hysni Gucatit me kushte të përcaktuara