Besnik Tahiri (AAK). Foto: Kallxo.com

Këshillat Interesante të Besnik Tahirit për Garuesit në Balotazh (VIDEO)

Tahiri ka listuar katër çështje që ai i konsideron vendimtare në fitore apo humbje në zgjedhje lokale.

Duke pasur një përvojë të humbjes në kandidim për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka disa këshilla për të gjithë garuesit në balotazhe për zgjedhjet e këtij viti.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë ai propozoi katër ide për veprimtarinë e kandidatëve që sipas tij mund të ju garantojë fitore.

Lista e tij është si vijon: ’Debati’, sipas Tahirit paraqitja në debat është shumë e rëndësishme për kandidatët; Pajtoni asamblistët që kanë humbur garën, shumë janë të rëndësishëm se nuk kanë hy të gjithë asamblistë. Ata që nuk kanë hy, është shumë e rëndësishme me ja shpjegu se ti humbin zgjedhjet; Fushatat e vogla, sa më shumë takime të vogla; Ai që t’i premton mbi 100 vota, ik prej tij se si ka do të thotë. Ai që t’i premton pesë, dhjetë këqyr me të. Vota vjen ose me frymë ose me strukturë…”, përfundoi ai.

Panelistë në debatin për analizën e zgjedhjeve lokale të këtij viti ishin edhe Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.