Ndërtimi i 160 çerdheve për 4 vjet, pse s’po realizohet ky premtim i LVV-së?

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur për ndërtimin e çerdheve që ishte premtim elektoral i kësaj partie.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se nuk ka ndryshuar numri i çerdheve që nga paslufta deri në ardhjen e Kurtit në Qeveri.

“Për këtë vit janë 10 milionë euro për çerdhe të reja, kurse në bashkëfinancim me komunat p.sh. në Mitrovicë do të jenë 3 çerdhe të reja, një nga komuna, dy nga Ministria e Arsimit, plus është edhe një çerdhe tjetër modulare. 6 çerdhe janë iniciuar vitin e kaluar kurse këtë vit do të iniciohen 6 çerdhe modulare” – ka thënë Muja.

Ai ka shtuar se te premtimi programor nuk është se do të ndërtohen 160 çerdhe por do të funksionalizohen 160 çerdhe.

“Nën 1 është ndërtimi i çerdheve të reja, nën 2 është përshtatja e disa shkollave si çerdhe, e treta është ndërtimi i disa çerdheve në bashkëpunim me IPA-n janë inicu çerdhe dhe e katërta është çerdhe modulare. Kjo garanton dyfishim të shkallës së përfshirjes në arsimin parashkollor” – ka thënë tutje Muja.

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se është i nevojshëm riorganizimi i rrjetit të shkollave.

“Ka dalë që diku 30% e shkollave dhe klasëve paralele me vetë studimet e MASHTI-t nuk i plotësojnë kushtet sepse numri i nxënësve ka rënë, plus ne e dimë krejt se çka po na pret pas 1 janarit” – tha Bajrami.

https://kallxo.com/gjate/mendime/program-qeverises-apo-liste-deshirash/