Agim Millaku - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Millaku: 10% e punëtorëve nga të gjitha inspektimet kanë dalë të jenë të paregjistruar   

Udhëheqësi i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku, ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime” se 10 për qind e punëtorëve nga të gjitha inspektimet që janë bërë në biznese të ndryshme, kanë dalë të jenë të paregjistruar në ATK, siç është e rregulluar me ligj.  

 “Në bizneset që ne i kemi kontrolluaar kanë dalë 10 për qind punëtorëve të paregjistruar, kryesisht në ndërtimtari, bujqësi e hoteleri”, tha Millaku.  

Ai ka deklaruar se bizneseve iu jepet një kohë e caktuar për të regjistruar punëtorët, dhe nëse pas kësaj kohe nuk e bëjnë regjistrimin atëherë ato gjobiten. 

Millaku thotë se nga mosregjistrimi i punëtorëve, atyre iu shkelen shumë të drejta deri në pension.