Agron Hamiti - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Sa gjobitet një biznes që nuk i regjistron punëtorët në ATK? 

Drejtori i Departamentit të Riskut në ATK, Agron Hamiti, thotë se gjobat për një biznes, i cili nuk ka regjistruar punëtorët në ATK është 25 % e shumës nga vlera e tatimit në burim që është dashur të paguhet në ATK. 

“Me përjashtim të kësaj, si gjobë shtesë mund të shkojë edhe gjoba për mosmbajtje të regjistrimeve në rregull. Gjobat variojnë prej 125 euro, varësisht prej qarkullimit, deri në 1000 euro, që është gjobë mandatore”, tha ai. 

Po ashtu, Hamiti tha se masat subvencionuese të qeverisë kanë ndihmuar në formalizmin e të punësuarve. Ai thotë se vetëm nga masa e 14-të masës së parë subvencionuese në vitin 2020 janë regjistruar 14,800 punëtorë. 

Nga kjo shifër sipas tij, 70-80% vazhdojë të jenë të regjistruar si punëtorë të rregullt. Ai thotë se ka një numër të madh gjobash që janë shqiptuar nga ATK-ja.