ILUSTRIM - FOTO KALLXO: Punëtorët kosovarë

Si fshihen punëtorët e paregjistruar nga pronarët gjatë kontrolleve të inspektorëve? 

Hulumtuesi dhe zyrtari ligjor në BIRN, Kastriot Berisha, gjatë emisionit “Kallxo Përnime” ka thënë se ka pasur rast kur punëtorët e paregjistruar janë fshehur në banjo apo depo të bizneseve ku punojnë, për tu fshehur nga kontrollet e inspektorëve të ATK-së. 

Berisha tha se pas denoncimit, inspektorët kryejnë kontrolle në ato biznese.  

Sipas tij, zakonisht punëtorët fsheen me kërkesën e pronarit. 

“Zakonisht çdo herë ka pasur sukses, gjithë punëtorët janë evidentuar, por ka pasur raste kur punëtorët nuk kanë dalë fare nga banja apo depoja, ku ka qenë i fshehur, informata për fshehjen e punëtorëve në banjo apo depo i kemi marrë nga burime”, ka thënë ai.