Jusuf Azemi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat: Punëtorët regjistrohen kur shteti ndan subvencione, 70% janë familjarë të pronarëve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, gjatë emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se regjistrimi i punëtorëve po bëhet vetëm pasi qeveria po jep bonuese. Ai tha se edhe atëherë pronarët më shumë po regjistrojnë familjarët e tyre se punëtorët.  

“A e din kush regjistrohet në këto raste, 70 % regjistrohen anëtarë të familjeve të pronarit të kompanisë por jo edhe punëtorët. Ku i kemi ne këto të dhëna. Në momentin kur u mor vendimi për ndihmë 100 euro, në zyrat tona kanë vërshuar punëtorët që vinin për të verifikuar a janë të regjistruar (në ATK)”, deklaroi Azemi. 

Sipas tij, ka punëtorë me 15 vjet përvojë pune dhe nuk është regjistruar asnjëherë në Trust. 

Ai tha the gjatë sezonit veror mbi 50% e punëtorëve në sektorin privat janë pa kontrata.