Pasiguria e punëtorëve – LIVE 

Në emisionin “Kallxo Përnime” është duke e transmetuar debati për pasigurinë dhe të drejtat e punëtorëve në Kosovë. 

Çdo 1 maj në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”. Kjo ditë ndezë edhe shumë debate lidhur me respektimin e të drejtave të punëtorëve. 

– Sa respektohen të drejtat e punëtorëve? 

– Sa ka siguri për punëtorët në vendet e punës? 

– Sa raportohen në Trustin pensional punëtorët nga punëdhënësit e tyre? 

– Sa dënime shqiptohen për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve? 

Të gjitha këto çështje pritet të marrin përgjigje gjatë debatit për të drejtat e punëtorëve në Kosovë. 

Të ftuar në “Kallxo Përnime”: janë Agim Millaku – udhëheqës i Inspektoratit të Punës; Jusuf Azemi – kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat; Agron Hamiti – drejtor i Departamentit të Riskut në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe Kastriot Berisha – hulumtues dhe zyrtar ligjor në BIRN.