“Mbi 4 mijë fëmijë u vranë në Gaza për 3 javë”

Producenti i Al Jazeera-së, Eki Rrahmani në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se për 3 javë luftë në Gaza, janë vrarë mbi 4 mijë fëmijë.

Ai shtoi se kjo shifër vjen si rrjedhojë e asaj që në Gaza janë 50% fëmijë.

“Izraeli është një makinë propagande. Ky shtet gjithmonë thotë diçka tjetër dhe pastaj del e kundërta. Sulmi i fundit në një spital që ndodhi, fillimisht Izraeli ka thënë se e ka sulmuar Hamasin”, – tha Rrahmani.

Ai në “Kallxo Përnime”, tha se dhunën në Palestinë duhet dënuar nga aspekti human.

Sipas tij Kosova s’ka pse merret me faktin a e ka njohur si shtet a jo Palestina.

“….ata i kanë problemet e veta edhe Kosova i ka të vetat, a na njeh Palestina a jo, nuk luan ndonjë rol të madh. Por në baza humane, ne duhet ti bashkohemi botës në thirrjen për armëpushim. Nuk është krim për ta bërë këtë”, – tha Rrahmani.

Ai foli edhe për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ku tha se një gjë e tillë nuk është dashur të ndodh veç pse e ka kërkuar Amerika pasi që ai vend njihet si territor i okupuar.

“Kjo ka qenë politikë shkurtëpamëse, ka qenë më duket Avdullah Hoti kryeministër. Edhe pse nganjëherë Amerika kërkon diçka ne jemi shtet i vogël, duhet të bëhemi më pragmatik me thënë që po e bëjm dikur, e jo me hi menjëherë. Edhe Australia e ka hap aty ambasadën por e ka mbyll menjëherë. S’është dashur të hapet ambasada aty për shkak se po i bie që ti po e njeh at vend, ndërsa ai njihet si territor i okupuar. Jerusalemi Perendimor parashihet të jetë kryeqytet i Palestinës, e me hap aty ambasadë po i thu që unë s’të njoh ty si shtet, me një farë mënyre po iu dërgon mesazh arabve dhe palestinezëve që unë po e njoh Izraelin”, – tha tutje Rrahmani.

Ky është opsioni më pak i keq për Gazën pas përfundimit të luftës