Pastrohet parku "Idriz Rreci" në Skenderaj, pas transmetimit të debatit 'Jeta në Komunë'

Komuna e Skenderajt e ka pastëruar parkun “Idriz Rreci” në këtë qytet  pas debatit “Jeta në Komunë”.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari në debatin përballë gazetares Jeta Xharrës, më 5 tetor ishte përballur me pamje të gjendjes së këtij parku të mbushur me mbeturina.

Qytetarët kanë raportuar në KALLXO.com se pas debatit ka kohë që parku është pastruar e që i njëjti edhe po mirëmbahet vazhdimisht.

KALLXO.com ka raportuar më 13 nëntor se edhe tri investime kanë nisur pas transmetimit “Jeta në Komunë”. Në këtë debat përballë kryetarit Jashari ishin të ftuar asamblistët Hysni Mehani – Lëvizja Vetëvendosje, Besarta Meha – Partia Demokratike e Kosovës, Pajazit Isufi – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Isa Fejzullahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Gentiana Zeqiri – Shoqëri civile.

Pamjet e njëjta janë publikuar ende në hulumtimin e gjatë të KALLXO.com lidhur me qeverisjen tri vjeçare të Bekim Jasharit dhe problemet e qytetarëve. Po ashtu, pas publikimit në këtë artikull, të dy deponive ilegale në fshatin Burojë dhe tjetra në qytet, kjo komunë i ka pastruar.

Këto janë fotografitë nga gjendja e parkut “Idriz Rreci’ të transmetuara në debat më 5 tetor.

Ndërkaq më poshtë janë pamjet e parkut më 17 nëntor të vitit 2020.

Parku “Idriz Rreci” Foto: KALLXO.com nëntor 2020
Parku “Idriz Rreci” Foto: KALLXO.com nëntor 2020
Parku “Idriz Rreci” Foto: KALLXO.com nëntor 2020
Parku “Idriz Rreci” Foto: KALLXO.com nëntor 2020