Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Bekim Jasharit largon deponinë në fshatin Burojë

Pas hulumtimit të KALLXO.com, Komuna e Skenderajt ka larguar  një deponi ilegale në fshatin Burojë, përkatësisht në rrugën “Mulla Ilaz Buroja”.

Komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari ka larguar deponinë edhe në qytet, në lagjen 3, deponi për të cilën gjithashtu kishe raportuar KALLXO.com të marten.

Kryetari Jashari ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, nga ky aksion i pastrimit.