Skenderaj, nis rinovimi i objektit të Shtëpisë së të moshuarve

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka filluar realizimi i projektit për rinovimin e objektit të Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare.

Komuna e udhëhequr nga Fadil Nura, ka publikuar fotografi nga gjendja e objektit në të cilin shihet se kanë filluar me punimet.

“Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka vizituar sot këtë objekt ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim të krijojnë kushte të përshtatshme për të moshuarit që banojnë këtu”- thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt të publikuar në rrjetin social “Facebook”, të hënën.