Ekskluzive: Dosja e dhunimit të 15 vjeçares dëshmon dështimin e drejtësisë, rritet dënimi në 5 vite e 6 muaj

Një dosje e pluhrosur në gjykatë e zbuluar nga KALLXO.com nxori në pah njërin prej skandaleve më të mëdha të Gjykatës së Pejës në vitet e fundit.

Një vajzë 15 vjeçare nga Gjakova ishte dhunuar seksualisht gjatë tërë natës nga tre djem.

Në një proces skandaloz Gjykata e Pejës e kishte dënuar dhunuesin me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg, duke neglizhaur çdo rrethanë rënduese të këtij rasti dhe duke e lënë dhunuesin me një dënim ekstremisht të ulët.

Dy vite pas ngjarjes kur aktgjykimi ishte i plotëfuqishëm, dosja e arkivuar u rihahap dhe personi i dyshuar është dënuar hiq më pak se 5 vite e 6 muaj burgim.

 

Rrjedha e ngjarjes

Një vajzë 15 vjeçare nga Gjakova ishte kidnapuar në vitin 2012 dhe më pas ishte dhunuar seksualisht nga tre persona.

Dosja tregonte se ajo u kidnapua me armë të ftohtë dhe më pas u dhunua gjatë tërë natës.

Disa vite më vonë Prokuroria e kishte arrestuar të dyshimitn dhe në një proces skandaloz Gjykata e Pejës e kishte dënuar dhunuesin me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim.

Në tetor 2021 Zyra Ligjore e KALLXO.com gjurmoi dosjen e kësaj lënde për të zbardhur fakte skandaloze për mënyrën e trajtimit të kësaj lënde.

Dhunuesi e kishte pranuar fajsinë në gjykatë ndërsa gjykata pa e ftuar viktimën dhe pa i trajtuar të gjitha provat kishte vendosur që të njëjtin ta dënonte vetëm 8 muaj burg për krimin monstruoz.

Të dhënat tregonin që me vendimin ishte pajtuar edhe Prokuroria e Pejës.

Çështja mori dhenë pas 25 tetorit kur KALLXO.com publikoi artikullin me titull “Skandal – Gjykata e Pejës e dënon me vetëm 8 muaj burg dhunuesin e 15 vjeçares

Artikulli denonconte gjykatësen Florie Zatriqi si vendimarrësen në këtë proces e po ashtu denonconte prokuroren e rastit Lirije Morina e cila nuk kishte bërë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

Hulumtimi zbardhi se tërë përjetimi i vajzës 15 vjeçare ishte amnisutar dhe kryesi ishte shpërblyer vetëm me rrethana lehtësuese.

Sipas dosjes së publikuar gjykatësja Zatriqi nuk ka arritur ta gjejë asnjë rrethanë rënduese kundër të akuzuarit, përderisa në favor të tij i ka gjetur 10 rrethana lehtësuese ndër të cilat edhe rrethanën se viktima gjatë dhunimit nuk kishte pësuar lëndime.

Interesant është edhe fakti se në aktgjykim përshkruhet se prokurorja e rastit Lirije Morina nuk ka kërkuar që të merren parasysh asnjë rrethanë rënduese, mirëpo e njëjta ka kërkuar që parasysh të merren vetëm ato lehtësuese.

Më e dhimbshmja ishte se në mesin e aktgjykimit përmendej që tashmë viktima ishte martuar dhe kishte fëmijë dhe kjo lëndë duhet të kishte dënim më të ulët.

Dosja e arkivuar u rihap pas 25 tetorit 2021 kur u publikua hulumtimi.

Gjykatësja e rastit Florije Zatriqi fillimisht u suspendua e më pas me një vendim të KGJK-së u degradua në pozitën e ulët në gjykatëse e kundërvajtjes.

Florije Zatriqi – Gjyaktësja e degraduar në pozitë pas zbulimit të skandalit nga KALLXO.com

Zhvillimet juridike

Një çështje delikate ishte zbuluar gjatë analizimit në detaje të lëndës.

Në momentin që Prokuroria nuk kishte bërë ankesë aktgjykimi i gjyaktëses Zatriqi ishte bërë i plotëfuqishëm.

Në situata të tilla askush nuk mund të bëjë ankesë në gjykatën e shkallës më të lartë.

Mirëpo pas bujës së madhe dhe zhvillimeve në këtë rast juristët zbuluan një mundësi që lënda të dërgohet në Gjykatën e Apelit për rivendosje.

Juristët zbuluan se viktima nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën e ankesës.

Në këtë frymë në vitin 2022 në kohën kur dosja ishte në arkivë ajo u vendos të rihapej nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit e kishte kthyer në rigjykim në Pejë çështjen.

Seanca e parë ishte mbajtur më 26 tetor 2022 në një proces të mbyllur për publikun.

Gjykatës i janë dashur 4 muaj për ta përmbyllur procesin e ri i cili ka përfunduar në një format krejtësisht ndryshe prej rastit të parë.

Këtë radhë me të njëjtat prova dhe me të njëjtën dosje gjykata ka vendosur ta dënoj dhunuesim me 5 vite e 6 muaj burgim apo 4 vite e 10 muaj më shumë sesa që e kishte dënuar procesi i kaluar.

Të dhënat tregojnë që gjykata ka venodusr edhe ta burgosë personin e dënuar i cili për më shumë se dhjetë vite ishte endur i lirë në kohën kur barte mbi supe akuzën për dhunimin e një vajze 15 vjeçare.

Zyrtarë nga Gjykata e Pejës i kanë konfirmuar KALLXO se avokati i të pandehurit ka bërë ankgesë ndaj paraburgimit dhe për të njëjtin pritet të vendosë Gjykata Supreme.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK