I dënuari për terrorizëm: Shteti na dha një pako ushqimore

Në emisionin ”Drejtësia në Kosovë” u paraqitën dëshmi rreth rrethanave që shtynë Kosovarët që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe vazhdojnë të jenë aty.

Ndërsa institucionet e vendit kanë bërë pak për të realizuar atë çfarë shkruan në letër për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Të rikthyer nga zonat e luftës, këta të rinj gjetën shumë pak përkrahje në komunën ku ata jetonin.

J.B., i dënuar për terrorizëm tregon se vetëm disa pako ushqimore u janë dhënë për t’i ndihmuar ndërsa trajtimet tjera psikologjike e psikiatrike as që bëhet fjalë.

“Po janë interesuar, ka qenë një divizion për rehabilitimin tonë , janë munduar me pako ushqimore, vullneti i tyre është parë, ka qenë konkret dhe ka pasur hapa konkretë në atë drejtim”, thotë i dënuari.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

.

25 Nëntor 2018 - 08:31

Afërdita Fejzullahu 25/11/2018 - 08:31
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend