Si u paguan 88 shishe verë për Hashim Thaçin

Së paku 88 shishe verë janë paguar nga ish Kryeministri Hashim Thaçi, me para të taksapaguesve, në dreka e darka zyrtare brenda 20 muaj qeverisje të tij.

Kallxo.com ka llogaritur një pjesë të faturave ku të pranishme janë verat e shtrenjta italiane.

Për 88 shishet verë të hapura në vitet 2011-2012, periudhë për të cilën KALLXO.com i ka siguruar faturat e shpenzimeve- buxheti i shtetit ka paguar reth 6,600 euro.

Më e preferuara e kryeministri të asaj kohe ishte vera italiane ‘Amarone’.

Në faturat e llogaritura del se Thaçi ka paguar 79 vera të tilla të cila variojnë nga 60 deri në 90 euro për shishe.

Thaçi ka paguar edhe për një verë ‘Chianti’ në vlerë 17 euro, 1 verë ‘Marco tervigiano pinot’ 40 euro, 1 ‘Barolo’ 70 euro, 1 ‘Barbaresko’ 100 euro,  1 verë speciale 60 euro.

Në shpenzimet për verëra nuk janë llogaritur verërat të cilat janë shpenzuar jashtë vendit dhe disa verëra vendore të shpenzuara në një koktej me shumë të ftuar.

04 Shtator 2018 - 16:37

Taulant Osmani 04/09/2018 - 16:37
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend