Pasuria e Ramiz Kelmendin më e madhe se buxheti i Prishtinës e Pejës

Pasuria e deklaruar e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi është pothuajse e barabartë më 5% të buxhetit të Republikës së Kosovës për këtë vit.

Buxheti i vitit 2019 është mbi 2.3 miliardë euro, ndërsa vetëm kompania ELKOS ku pronar është deputeti Ramiz Kelmendi ka vlerën rreth 119.5 milionë euro apo gati sa rreth 5% e buxhetit të shtetit.

Kompaninë “ELKOS” shpk që është 100% në pronësi të deputetit të LDK-së, ky i fundit e ka vlerësuar 119 milionë e 428 mijë e 428 euro

Në deklarimin e pasurisë për këtë vit, deputeti Kelmendi ka deklaruar se pasuri të paluajtshme posedon 2 shtëpi  të cilat kapin vlerën e 230 mijë eurove në total.

Ai ka deklaruar dhe dy troje/toka, ku vlera e përbashkët e tyre kap shifrën e 45 mijë eurove.

Sipas deklarimit të tij, Ramiz Kelmendi nuk posedon fare veturë.

Edhe pse është i pasur, Kelmendi ka deklaruar vetëm 3 mijë e 781 euro para të gatshme në bankë.

Deputeti Kelmendi merr pagë nga ELKOS me vlerë prej 59 mijë e 774 euro në vit, ndërsa si deputet paga e tij shkon deri në 18 mijë e 774 euro.

Ndërsa nga ELKOS, paguhet edhe gruaja e tij që merr pagë vjetore 48 mijë e 488 euro.

Këtu mund ta gjeni pasurinë e deklaruar nga Ramiz Kelmendi.