Foto: Komuna e Gjilanit

Këto janë milionat e parapara të Qeverisë Kurti për Gjilanin

Me 15 mars pas mesnate, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi buxhetin e propozuar nga Qeveria Kurti për vitin 2020, kurse sot ka hyrë në fuqi ky buxhet.

Në Komunën e Gjilanit janë paraparë 19 projekte kapitale nga nga buxheti prej 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro sa është për këtë vit

Nga këto 19 projekte, shumica prej tyre do të realizohen me vazhdim të buxhetit paraprak, kurse vetëm tri projekte do të realizohen nga buxheti i ri për vitin 2020.

Projektet nga niveli qendror prekin kryesisht fushat e infrastrukturës, sportit, arsimit, kulturës e mjedisit.

Investimet në infrastrukturën rrugore

Me buxhetin e ri në Komunën e Gjilanit pritet që të asfaltohen disa rrugë të këtij qyteti.

Ndërtimi i rrugëve të fshatrave të Gjilanit është projekti i parë i paraparë në buxhet, që pritet të kushtojë 4 milionë e 423 mijë e 751 euro.

Për kërë projekt nuk është treguar saktësisht se për cilat fshtatra bëhet fjalë, mirëpo për të janë bartur nga vitit 2019 600 mijë euro, këtë vit nuk janë ndarë fonde shtesë dhe në vitin 2021 priten të ndahen 500 mijë euro, kur edhe është paraparë që të përfundojë projekti.

Edhe ndërtimi i rrugëve të qytetit të Gjilanit është përfshirë në buxhetin e vitit 2020 të Qeverisë.

As për këtë projekt nuk janë treguar se cilat rrugë, por po ashtu si për rrugët e fshatrave edhe për ato të qytetit të Gjilanit janë bartur 600 mijë euro nga viti 2019, për vitin 2020 nuk janë ndarë fonde, kurse për vitin 2021 do të ndahen 700 mijë euro.

Ky projekt në total është i paraparë në buxhet që të kushtojë 4 milion e 297 mijë e 739 euro.

Edhe asfaltimi i rrugës së fshatit Verbicë e Zhegovcit deri në Sllovi është paraparë në buxhet këtë vit.

Për kërë janë bartur nga vitit 2019, 200 mijë euro, në vitin 2020 nuk janë ndarë fonde shtesë dhe në vitin 2021 është paraparë të ndahen 747 mijë e 777 euro.

Ky projekt në total është i paraparë në buxhet që të kushtojë 1 milion e 346 mijë e 911 euro.

Asfaltim të rrugës do të ketë edhe rruga Zabel-Uglar në Gjilan që janë bartur nga buxheti i vitit 2019, 100 mijë euro, kurse këtë vit s’janë ndarë fonde shtesë. Në vitin 2021 planifikohet të ndahen 185 mijë e 696 euro.

Në total ky projekt në buxhetin e Kosovës prek shumën e 455 mijë e 428 euro.

Në buxhetin e vitit 2020 është përfshirë edhe asfaltimi i pjesshëm i rrugës së fshatit të Kosaqës të Novobërdës.

Për këtë projekt janë bartur 32 mijë e 300 euro nga buxheti i vitit paraprak, këtë vit nuk janë ndarë fonde.

Ky projekt në total do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 230 mijë e 789 euro.

Projekti ndërtimi për hyrjen në qytetin e Liqanit në fshatin Livoc po ashtu është përfshirë në buxhetin e vitit 2020.

Edhe për këtë projekt 637 mijë euro e 35 euro janë bartur nga buxheti i vitit 2019, ndërsa këtë vit nuk janë ndarë fonde shtesë.

Në total i gjithë ky projekt është 2 milionë e 137 mijë e 275 euro.

Vazhdimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri tek kyqja e atuostradës) si projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2020.

Për të janë bartur 500 mijë euro nga viti 2019, këtë vit nuk janë ndarë fonde shtesë dhe në vitin 2021 pritet në ndahen  1 milion e 788 mijë e 229 euro.

Në total i gjithë ky projekt është paraparë t’i kushtojë shtetit 2 milion e 863 mijë e 168 euro.

Tjetër projekt në kuadër të komunës së Gjianit është rruga nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqul që është paraparë t’i kushtojë shtetit 2 milion e 242 mijë e 398 euro.

Për të nga buxheti i vitit paraprak janë bartur 2 milion e 242 mijë e 398 euro, këtë vit nuk janë ndarë fonde, ndërsa në vitin 2021 pritet të ndahen 31 milion e 751 mijë e 543 euro dhe në vitin 2022 janë paraparë të ndahen 49 milionë euro.

Në total ky projekt është paraparë t’i kushtojë Qeverisë së Kosovës 98 milionë e 496 mijë e 51 euro.

Investimet në mjedis

Qeveria Kurti në buxhetin e vitit 2020 ka paraparë t’i financojë vetëm dy projekte në mjedis në Komunën e Gjilanit.

Krijimi i zonave të gjelbërta në këtë qytet është një prej tyre. Për të janë bartur 150 mijë euro nga buxheti paraprak, kurse për këtë vit nuk janë ndarë fonde të reja.

Tjetër projekt është ndërtimi i shtratit të lumit Mirusha të Gjilanit. i cili është një prej projekteve të reja të Qeverisë Kurti.

Për këtë projekt nga buxheti i shtetit janë ndarë 500 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Investimet në sport

Qeveria e Kosovës në buxhetin e saj për këtë vit ka paraparë investime edhe në disa projekte të komunës së Gjilanit në sport, arsim e kulturë.

Palestra Sportive në Zhegër të Gjilanit pritet t’i kushtojë shtetit të Kosovës 965 mijë e 49 euro.

Për këtë projekt, 200 mijë euro janë bartur nga buxheti paraprak, këtë vit s’janë ndarë fonde të reja, 400 mijë euro janë paraparë të ndahen për vitin 2021 dhe për vitin 2022, 100 mijë euro.

Projekti tjetër në sport në Gjilan është ai i Renovimt të stadiumit të qytetit. Për këtë projekt 500 mijë euro janë bartur nga vitit 2019, 1 milion e 500 euro do të ndahen në vitin 2021 dhe 2 milionë euro pritet të ndahen në vitin 2022. Në total ky proejkt pritet t’i kushtojë shtetit 4 milion e 703 mijë e 274 euro.

Investimet në kulturë

I dyti projekt i ri në Gjilan që do të financohet nga buxheti i vitit 2020 është renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Gjilan, ku për të këtë vit janë ndarë 100 mijë euro dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Në fushën e kulturës në Gjilan, Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2020 e ka paraparë të financojë Muzeun e Gjilanit.

Për të janë bartur 20 mijë euro nga buxheti i vitit 2019, për këtë vit nuk janë ndarë fonde, ndërsa në vitin 2021 do të ndahen 15 mijë euro dhe në vitin 2021 priten të ndahen 15 mijë euro për përfundimin e këtij projekti.

Në total ky projekt parashihet t’i kushtojë shtetit deri në përfundim të tij 50 mijë euro.

Investimet në arsim

Shkolla e muzikës në Gjilan është projekti i ri që do ta financojë Qeveria e Kosovës këtë vit.

Ky projekt që pritet të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë në vitin 2022 është paraparë që t’i kushtojë shtetit 86 mijë euro.

40 mijë euro janë ndarë nga buxheti i vitit 2020, 23 mijë euro pritet të ndahen në vitin 2021 dhe 23 mijë më vitin 2022.

Në fushën e arsimit investime ka paraparë Qeveria edhe për Universitetin e Gjilanit.

Ndërtimi i kampusit të Universiteit “Kadri Zeka” në Gjilan është një prej tyre.

450 mijë euro janë bartur nga buxheti i vitit 2019, këtë vit s’janë ndarë fonde shtesë, në vitin 2021 pritet të ndahen 600 mijë euro, kurse në vitin 2022 janë paraparë të ndahen 1 milion euro.

Në total ky projekt është paraparë të kushtojë 2 milion e 161 mijë e 558 euro.

Tjetër projekt për Universitetin e Gjilanit është blerja e pajisjeve laboratorike si dhe blerja e mobileve.

Blerja e pajisjeve laboratorike pritet të kushtojnë 393 mijë e 902 euro. 150 mijë euro do të bartën nga viti paraprak, 50 mijë euro janë paraparë të ndahen në vitin 2021 dhe 150 mijë në vitin 2022.

Kurse, blerja e mobileve për këtë universitet është paraparë të kushtojë në total 257 mijë e 122 euro.

Nga viti 2019 do të vazhdohen 50 mijë euro, këtë vit s’janë ndarë fonde të reja, në vitin 2021 pritet të ndahen 50 mijë euro, kuse në vitin 2022 po ashtu 50 mijë euro.

Në total për të tri projektet e Universitetit të Gjilanit nga buxheti i shtetit pritet të harxhohen 2 milion e 812 mijë e 582 euro.

Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro.

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Kuvendi i  Kosovës me 63 vota pro, miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

KALLXO.com ka raportuar edhe për ndarjen e buxhetit për disa nga komunat.

Buxheti për Kamenicën – Vetëm 7 projekte të reja

Projektet e Komunës së Pejës që do të financohen nga Qeveria