Me afër 1 milion euro pasuri Fatmir Limaj i drejtohet bankës për kredi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se posedon afër 1 milionë pasuri të paluajtshme.

Një banesë banimi me sipërfaqe prej 68 metra katror me vlerë prej 70 mijë eurove, një shtëpi banimi me sipërfaqe prej 300 metra katror e me vlerë prej 250 mijë eurove.

Ish- ministri i Transportit ka deklaruar edhe tokë/ truall e arë bujqësore në sipërfaqe prej 13.10 hektarëve e në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Si pasuri të luajtshme, Limaj ka deklaruar një veturë të tipit BMW në vlerë prej 10 mijë euro.

Paratë e gatshme të Fatmir Limajt në bankë e të cilat i ka deklaruar në AKK kapin shifrën e 6 mijë e 985 eurove, ndërsa bashkëshortja e tij ka të deklaruara 2 mijë e 872 euro.

Limaj në deklarimin e vitit 2017 nuk kishte deklaruar fare se posedon para të gatshme në bankë.

Ai ka deklaruar se është në kredi për rregullimin e shtëpisë në vlerë prej 40 mijë euro.

Fatmir Limaj ka deklaruar pagën e tij mujore prej 2 mijë e 687 euro e 50 cent, që nëse e llogarisim për një vit, paga e tij vjetore arrin në 32 mijë e 244 euro.

Kryetari i Parisë Nisma Socialdemokrate ka deklaruar edhe 4 mijë e 443 euro të tjera si mëditje.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar si pagë vjetore 5 mijë e 400 euro.