Ilustrim

Kali i vogël i Nasim Haradinajt në vlerë tre mijë euro

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Nasim Haradinaj si duket është entuziast i fushës që e udhëheq.

Në deklarimin vjetor të pasurisë ai ka përmendur që ka në pronësi edhe një mëz (kalë i vogël).

Sipas deklarimit, mazi i tij kushton 3 mijë euro, ndërsa është ‘i lindur në shtallë’.

Përveq kësaj, Haradinaj ka deklaruar një tokë të privatizuar dhe që thotë se ka vlerë 3 milionë euro e 300 mirë euro dhe një tjetër të trashëguar në vlerë prej 80 mijë euro.

Ai ka thënë se ka një shtëpi në vlerë prej 370 mijë euro.

Vetura e nënkryetarit të shoqatës OVL-UÇK kushton 4 mijë euro ndërsa para kesh në disa banka vendore, 83 mijë euro.