Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Foto: BQK

Guvernatori, shtëpi dhe 15 hektarë tokë që vlejnë zero euro

Guvernatori i Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se ka 14 hektarë tokë dhe mal që vlejnë zero euro. Madje, ekonomisti Mehmeti ka deklaruar edhe një shtëpi prej 178 m2 që poashtu thotë nuk vlejnë asnjë një cent.

Përveç këtyre, Guvernatori ka deklaruar se nga viti 2012 e ka shtuar kogja shumë pasurinë e palujatshme. Ai në vitin 2012 e ka blerë një banesë prej 168 m2 në vlerë prej 139 mijë euro. Dy vjet më vonë ai i ka investuar 118 mijë euro në më pak së gjysmë ari tokë (40m2). Këtë tokë thotë se e ka dhënë për ndërtime të larta prej nga ka marrë një banesë 84m2 dhe një lokal prej 30m2. Edhe për këto asete, Mehmeti nuk ka treguar se sa është vlera e tyre.

Guvernatori ka vazhduar të blejë patundëshmëri. Por, ai ka hy në kredi për të blerë një banesë dhe një lokal. Ai e ka blerë një banesë me sipërfaqe prej 88 m2 në vitin 2018. Për të ka paguar 62 mijë euro, prej të cilave 22 mijë i ka marrë kredi. Banesën e blerë për fëmijën e tij. Ai një vit më herët, në vitin 2017 e ka blerë një lokal prej 43 m2 për 86 mijë euro. Edhe për këtë lokal që e ka në emrin e ti, Mehmeti ka hyrë në kredi 6 mijë euro.

Guvernatori në deklarimin e pasurisë si detyrime ka deklaruar një huazim prej 15 mijë euro që ka bashkëshortja e tij.

Mehmeti ka deklaruar se ka nëpër banka 17 mijë e 882 euro, kurse bashkëshortja 14 mijë euro.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi dy vetura që së bashku kanë vlerë prej 19 milionë euro.