Ilustrimi: Kallxo.com
Sa janë të pasur kandidatët për kryeministër?
Nëse nuk do të ndërrojë situata aktuale politike dhe nuk do të ketë koalicione tjera parazgjedhore, në zgjedhjet e 6 tetorit pritet të jenë 5 kandidatë për kryeministër dhe 5 lista të kandidatëve për deputetë: Albin Kurti (VV), Kadri Veseli (PDK), Fatmir Limaj (Nisma + AKR), Vjosa Osmani (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK+PSD).
Afati i fundit për aplikim të koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të jetë e premtja (30 shtator) ora 00:00.
Të gjithë kandidatët e deritanishëm për kryeministër kanë pasur pozita publike në mandatin e kaluar legjislativ e ekzekutiv.
Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë qenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kryetar i Kuvendit. Ndërsa Ramush Haradinaj kryeministër, e Fatmir Limaj zëvendës i tij.
Të pesë kandidatët kanë qenë të obliguar ligjërisht të bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
KALLXO.com sjell deklarimin e pasurisë së 5 kandidatëve për kryeministër.
Në deklarim të pasurisë janë llogaritur edhe pronat, paratë dhe kreditë/borxhet e deklaruesit por edhe të bashkëfamiljarëve të tyre.
Vlera e tyre e përbashkët është mbledhur dhe është paraqitur në grafikon.
Pasuria e përbashkët familjare e kandidatëve për kryeministër:
Para të gatshme – 120,582 euro
Pasuria e paluajtshme – 467,500 euro
Borxhet – 60,392 euro
Para të gatshme – 10,000 euro
Pasuria e paluajtshme – 400,000 euro
Borxhet – 270,000 euro
Para të gatshme – 7,333.65 euro
Pasuria e paluajtshme – 97,000 euro + 3 prona të vlerësuara me zero euro
Borxhet – 110,935.90 euro
Para të gatshme – 71,720.20 euro
Pasuria e paluajtshme – 944,300 euro
Borxhet – 168,463.36 euro
Para të gatshme – 9,857 euro
Pasuria e paluajtshme – 820,000 euro
Borxhet – 40,000 euro