Gjakovë, Doktori del para gjykatës për mosdeklarim të pasurisë

Ismet Bardhoshi, ish Drejtor i Qendrës së Shërbimit Mendor në Gjakovë po akuzohet për mosdeklarim të pasurisë në Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Nazmi Krasniqi, neuropsikiatri i pensionuar, Ismet Bardhoshi u deklarua i pafajshëm.

“Unë nuk e pranoj akuzën sepse nuk është deklarim i rremë por është deklarim i gabuar nga mosdija ime sepse kam gabuar që nuk e kam deklaruar këtë pjesë të parcelës sepse as nuk e kam ditur që jam pronar i kësaj parcele dhe në atë pjesë unë nuk jetoj që 30 vite”- deklaroi Bardhoshi.

Pas mos pranimit të fajësisë gjykatësi Mentor Bajraktari caktoi datën 26 nëntor, për kundërshtimin e aktakuzës së Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, Ismet Bardhoshi duke qenë në cilësinë e zyrtarit publik nuk i paraqiti të dhënat e kërkuara për deklarimin e pasurisë.

Prokuroria pretendon se Agjencinë Kadastrale të Kosovës, doktori ka paraqitur tokë bujqësore prej 6 mijë m² dhe një banesë prej 80 m², ndërsa në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka dalur të jetë pronar i paluajtshmërisë në sipërfaqe prej mbi 11 mijë m²