Ndërrohet gjykatësi, nis nga fillimi gjykimi i doktorit në Gjakovë

Ismet Bardhoshi, ish Drejtor i Qendrës së Shërbimit Mendor në Gjakovë është deklaruar sërish i pafajshëm lidhur me akuzën për mos deklarim të pasurisë.

Sot ishte paraparë që për këtë rast të vazhdonte shqyrtimi i dytë, mirëpo çështja u kthye nga fillimi pasi u ndërrua gjykatësi i rastit.

Në këtë rast,  gjykatës ishte Mentor Bajraktari, mirëpo i njëjti ka kaluar në Departamentin për kKrime të Rënda dhe lënda i është caktuar gjykatësit Drilon Haraçia.

Bardhoshi sërish nuk e pranoi fajësinë dhe tha se qëndron pranë deklarimeve të dhëna në seancën e kaluar.

Ndërkaq, gjykatësi Drilon Haraçia, caktoi datën 27 dhjetor për mbajtjen e shqyrtimit të dytë, në të cilën do të kundërshtohet aktakuza dhe provat e saj.

Sipas aktakuzës, Ismet Bardhoshi duke qenë në cilësinë e zyrtarit publik- drejtor i qendrës së shërbimit mendor në Gjakovë, nuk paraqiti të dhënat e kërkuara për deklarimin e pasurisë.

Kështu në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, i njëjti ka paraqitur tokë bujqësore prej 6000 m² dhe një banesë prej 80 m², ndërsa në AKK ka dalur të jetë pronar i paluajtshmërisë në sipërfaqe prej 11.001.25 m²- thuhet në aktakuzë.

Gjakovë, Doktori del para gjykatës për mosdeklarim të pasurisë