Blerim Kuçi, deputet i AAK-së

Deputeti i AAK-së: T’i Zvogëlojmë Pagat e Deputetëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në debatin për vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë, dha një propozim që të ulen pagat e deputetëve.

Meqë vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për rritje të pagave për zyrtarët qeveritarë është pezulluar në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, aktualisht deputetët marrin pagë më të madhe se Kryeministri.

“Të propozojmë t’i përkrahim rritjet e pagave nga kryeministri ose të propozojmë t’i zvogëlojmë pagat e 320 deputeteve, zyrtarëve te bordeve e zyrtarëve tjerë”, tha Kuçi në debat.

“Mundësi të tretë nuk di”, shtoi ai.

“Asnjë deputet e as zonja (Albulena) Haxhiu asnjëherë nuk ka kërku uljen e pagës. Ka të bëjë vetëm me ceshtje filozofike, a ta drejtojnë vektorin kah plusi a kah minusi, e ne do ta drejtojmë kah plusi”, tha Blerim Kuçi