Spitali i dëmtuar i Vushtrrisë.
Dëmtohet Spitali që Kushtoi 7 Milionë Euro
10.1.2017 - 22:17
Ky spital ishte përuruar para një muaji, është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të janë investuar rreth 7 milionë euro.
Disa dëmtime siç shihen në fotografitë e dërguara nga një qytetar janë në ullukët e këtij spitali dhe disa mjedise të tjera brenda tij.
Drejtori i këtij spitali Hajrullah Saraqi e ka konfirmuar dëmtimin për KALLXO.com, por ka thënë se ato dëmtime shumë shpejt do të sanohen.
“Ajo gjendje ka ardhur nga mbyllja e ullukëve sepse punëtorët hedhin sende në ballkon dhe ato sende e kanë mbyllur ullukun që ka bërë që uji të mos qarkullojë dhe ka dal jashtë tij. Ky dëm shumë shpejt do të sanohet”, tha Saraqi për KALLXO.com.