Ambasadori amerikan, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Shpresoj që kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie e ka komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë duke thënë që kjo ka qenë një fundjavë e vështirë.

“E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të ofruar siguri. Protesta paqësore do të kishte treguar më mirë Kosovën që njoh”, ka shkruar Delawie në postimin e tij në Twitter.

Më tej ai është shprehur se shpreson që kjo fundjavë të jetë një pikë kthese pozitive për të dyja vendet.

“Duhet të vazhdohet të punohet shumë për të zvogëluar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet. Shpresoj që kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive”, ka shkruar Delawie.

Postimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie.