Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane

Hovenier: Nuk kërkojmë nga Kosova Asociacion që shkel Kushtetutën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në një internistë dhënë për Televizionin Klan Kosova ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij se janë kundër një Asociacioni që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk e mbështesin një model si të “Republika Serbe” në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Më lejoni ta përsëris atë që e kam thënë disa herë, ShBA-ja nuk i kërkon Kosovës që të bëjë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe që e shkel kushtetutën e saj aktuale, që nuk është në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës Kushtetuese” – u shpreh Hovenier në një intervistë në Klan Kosova.

“Jo nivel të tretë të qeverisjes, jo model si të Republikës Serbe, ne nuk do ta përkrahim këtë” – vazhdoi tutje ambasadori amerikan.

Ai gjithashtu tha se ka mënyra për ta bërë këtë, që u përgjigjen shqetësimeve të komunitetit dhe natyrisht i mirëpresim idetë e njerëzve të tjerë se si të bëhet kjo.