ATK me 336.6 milionë euro të hyra për periudhën Janar-Shtator 2018

ATK-ja deri me 30 Shtator 2018 ATK ka grumbulluar 75.5 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo 336.6 milionë euro.

ATK-ja përmes komunikatës për media  ka thënë se nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka rritje për 32.8 milionë euro.

Po ashtu ATK-ja thotë se në këtë rritje ka ndikuar shumë edhe legjislacioni tatimor.

“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit te planit te të hyrave,  këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Shtator 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 32.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 9.6 milionë euro apo 2.9%. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

12 Tetor 2018 - 15:56

Drenushë Ramadani 12/10/2018 - 15:56
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend