Foto nga takimi mes Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprodencës- Foto: Ministria e Drejtësisë

Tahiri Takon Anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Tahiri ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që sa më shpejt të fillohet puna dhe tu përgjigjen nevojave të profesionistëve për të hyrë në këtë provim.

“Ministria e Drejtësisë do të fasilitojë gjithë procesin, do të jemi në dispozicionin tuaj që për të gjitha çështje administrative t’iu ndihmojmë në organizimin sa më të suksesshëm të këtij provimi, që do t’iu mundësojë profesionistëve të fushës për të verifikuar dijen e tyre dhe për të marrë kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e tyre në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e MD-së.

Kryetari i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka shprehur gatishmërinë e komisionit që ky provim të organizohet sa më shpejtë.

Po ashtu në njoftim thuhet se, gjatë takimit është diskutuar edhe për projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, konkretisht për opsionet e ndryshme që do të mundësonin organizim më të mirë të këtij provimi në të ardhmen.