Francesco Florit, ish- gjyqtar i EULEX-it. Foto: Kallxo.com

Prokuroria e Kosovës Merr në Pyetje ish- Gjyqtarin e BE-së

Ish-gjykatësi i EULEX-it Francesco Florit është marrë në pyetje nga prokurorët pasi kërkoi disa herë të dëshmonte për të vërtetuar se ai nuk ka marrë ndonjë ryshfet, tha për BIRN të premten avokati i tij.

“Pas disa kërkesave që i bëmë prokurorisë së shtetit, më në fund ata vendosën të na ftojnë dhe të dëgjojë atë që klienti im kishte për të thënë në lidhje me pretendimet e disa mediave në Kosovë se ai ka marrë ryshfete,” tha avokati Ramë Gashi një ditë pasi Florit u mor në pyetje të enjten.

Në tetor të vitit 2014, familja e tre viktimave të vrarë bënë thirrje që çështja të rihapej pas pretendimeve se njëri prej tyre pagoi ryshfet për të shmangur dënimin.

Dy burra, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, të dy ish-oficerë të policisë speciale të Kosovës, u dënuan për vrasjet. Në atë kohë, ata po vuanin dënimet për organizimin e një shpërthimi me bombë në Prishtinë në vitin 2007 në të cilin u vranë dy persona.

http://kallxo.com/bamieh-eulex-donte-ta-ndalonte-rastin-sekiraqa-shkaku-i-francesco-florit/

Megjithatë, i dyshuari i tretë në çështjen e vrasjes së trefishtë, Nusret Cena, u lirua nga akuzat.

Prokurorja e pezulluar e EULEX-it Maria Bamiah pretendoi në vitin 2014 se gjyqtari italian Florit kishte marrë 300,000 euro ryshfet për të liruar nga akuzat të tri të dyshuarit, por liroi vetëm Cenën.

“Dje ne ishim në prokurorinë e shtetit gjithë ditën dhe i pandehuri im citoi se ai s’ka asnjë lidhje me këto pretendime,” tha Gashi.

Ai tha se Florit i dorëzoi vullnetarisht imunitetin e tij prokurorisë dhe ishte gati të dëshmonte.

Gashi shtoi se ai ende nuk e di nëse është marrë ndonjë vendim për të nisur një hetim zyrtar në lidhje me këtë çështje, duke qenë se ai nuk ka marrë ndonjë lajmërim.

Të Panjohurat e Maria Bamieh

http://kallxo.com/te-panjohurat-e-hetimeve-te-nivelit-te-larte-te-maria-bamieh/