Ushtarët e FSK-së në automjetin e tyre | Foto: Drejtësia në Kosovë

Pjesëtarët e FSK-së të Veshur me 28 Kilogramë Pajisje

Rreth 28 kilogramë peshojnë pajisjet e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës që patrullon në terren të hapur.

Arma e tij peshon 4 kilogramë, çanta 13 kilogramë, ndërsa antiplumbi dhe pajisjet  e tjera 9 kilogramë.

Të dhënat janë publikuar në edicionin e së premtes në “Drejtësia në Kosovë” ku është shfaqur një reportazh nga komanda e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Bazën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Në linkun në vijim mund të ndiqen pamje të ushtarëve të FSK-së duke patrulluar me pajisjet e kompletuara.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura.

http://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-fsk-ne/