Urologu Lutfi Dervishi - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për Lutfi Dervishin

Tridhjetë ditë paraburgim është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj Lutfi Dervishit, urologu i cili u arrestua të martën pas një arratie disamuajshe.

Këtë vendim e mori gjyqtarja e EULEX-it, Maria Tuma, e cila miratoi kërkesën e prokurorit amerikan, Charles Hardaway.

Hardaway kërkesën e tij për caktimin e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së të akuzuarit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Lutfi Dervishit, Valon Hasani.

Avokati paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit.

Hasani arrestimin e cilësoi të kundërligjshëm pasi që sipas tij, fletarresti ishte tashmë i shfuqizuar dhe vetëm pasi e kishin kuptuar këtë ishte bërë një fletarrest i ri.

Urologu Lutfi Dervishi u arrestua të martënpas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”, edhe pse dënimet e Themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga Apeli.

http://kallxo.com/supremja-kthen-ne-piken-zero-rastin-medikus/

Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Seanca e djeshme në rastin ndaj Lutfi Dervishit u mbyll për media.

http://kallxo.com/e-mbyllur-seanca-ndaj-lutfi-dervishit/