Naser Osmani, deputet i LDK-së - Foto: Facebook

Osmani: LDK Nuk do ta Votojë Rishikimin e Buxhetit

Deputeti Naser Osmani tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se LDK nuk do ta votojë rishikimin e buxhetit për dy arsye: për shkak të heqjes së mjeteve për autostradën për Gjilan dhe për shkak të heqjes së mjeteve të ndara për sigurimet shëndetësore.

Deputeti Osmani ka pyetur pse janë hequr mjetet për autostradën për Gjilan, kur procedurat e prokurimit janë kryer.

Ai tha se nuk pajtohen edhe me heqjen e 17 milionë eurove të ndara për sigurime shëndetësore.

“Tash është dashtë veç ministri, respektivisht Qeveria të nxjerrë akte nënligjore për me nisë implementimin”, tha deputeti Osmane në emër të grupit parlamentar të LDK-së.