Dështon seanca në rastin e ‘Fondit të 3 përqindëshit’

Në Gjykatën e Prishtinës të martën ishte paraparë të mbahej seancë për gjykimin e të akuzuarve Naser Osmani, Atdhe Gashi dhe Bujar Bukoshi, të cilët po akuzohen për keqpërdorimin e “Fondit 3 për qind ”, i cili ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve Kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve të 90 –ta.

Seanca ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së prokurorit Atdhe Dema, i cili nuk mund të paraqitej në gjykatë për shkak se njëkohësisht ishte prezent në një gjykim tjetër, i cili po zhvillohej paralelisht në Departamentin Special.

Ish-deputeti i LDK-së Naser Osmani, Atdhe Gashi dhe ish kryeministri Bujar Bukoshi ndaj të cilit është veçuar procedura penale për shkaqe shëndetësore akuzohen për keqpërdorimin e ‘fondit 3 %’, i cili ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Fondi i cili ishte krijuar në vitet 90 kishte mbledhur miliona euro të mërgimtarëve, por edhe të qytetarëve të Kosovës të cilët depononin para për të financuar qeverinë e Kosovës në ekzil.

Qeveria ishte kthyer pasluftës në Kosovë së bashku me paratë për të themeluar fondin ‘UFORK’, me të cilin synohej të harxhoheshin disa miliona euro të mbetura.

Prokuroria akuzën ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit e kishte ngritur gjatë vitit 2017.

Ata po akuzohen për keqpërdorimin e’ Fondit 3 përqind’, i cili ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve Kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve të 90 –ta.

Këto mjete ishin menaxhuar nga Bujar Bukoshi, i cili ishte kryeministër i Qeverisë  së Kosovës në ekzil.

as luftës, në vitin 2000, një pjesë e këtij fondi ishte orientuar në organizatën ‘UFORK’, e cila merrej me çështje të rindërtimit.

Prokuroria Speciale po pretendon se Bukoshi, Osmani dhe Gashi gjatë vitit 2006 deri më 2015, i kishin marrë për vete paratë të cilat u ishin besuar nga qytetarët e Kosovës dhe vendeve të tjera të cilët kishin kontribuar në ‘Fondin e 3 përqindëshit’.

Sipas aktakuzës ata kanë tërhequr shumën prej 154 mijë euro nga xhirollogaria e UFORK-ut, dhe nuk i kanë arsyetuar se për çfarë qëllimi i kanë marrë ato para.

Me 28 prill 2017, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të ‘Fondit 3%’, kundër Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit.

Raportimet e KALLXO – LINK